E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Koncepti ynë është se liria mbetet pasuria më e çmuar dhe asaj duhet ti referohemi ne, për të krijuar pasuri të reja

-          Qeveria ka bërë po bën gjithçka për një zgjerim të lirive të tregut

-      Do të përjashtohen nga tvsh-ja të gjitha bagëtitë e rracave që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështrimin e rracave më të mira të evropës. Gjithashtu përfshihet në nismën e heqjes së tvsh plastamasi, blerjet e brendshme, etj

“Po vazhdon përpjekja jonë e madhe për të krijuar në Shqipëri, klimën më të favorshme të biznesit dhe sipërmarrjes.”, u shpreh sot Kryeministri Berisha, teksa bëri të ditura disa nga vendimet më  të rëndësishme që do të shqyrtojë mbledhja e rradhës së qeverisë.

Kryeministri njoftoi se Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Financave po shqyrtojnë me hollësi  dhe po zgjerojnë listën e përjashtimeve nga tvsh-ja edhe të produkteve mallrave të tjera, të cilat kanë një impakt të ndjeshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e fermave në Shqipëri.

Kryeministri tha se është arritur në përfundimin të përjashtohen nga tvsh-ja të gjitha bagëtitë e rracave që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështrimin e rracave më të mira të Evropës, qofshin ato lopë, dhi, dele apo diçka tjetër.” Kjo- u shpreh kryeministri, bëhet me qëllim që të nxisin përmirësimin e rracave, i cili sot është një realitet i madh.”

Duke folur mbi këtë vendim, kryeministri bëri me dije se në nismën e heqjes së tvsh përfshihet plastamasi, blerjet e brendshme, etj, si dhe tvsh- ja për grantet, e cila merr shkas nga një bashkëbisedim i kryeministrit me fermerët lushnjarë. “Një përfaqësues i fermerëve në Lushnje më pyeti në se do të hiqet tvsh për grantet, për fidanët që do të blejnë. Përgjigja ime aty nuk ishte pozitive, por më pas, pas konsultave të zhvilluara, përgjigja ime për këtë çështje është pozitive.” shpjegoi kryeministri.

Në këtë kontekst, kryeministri pohoi se qeveria po bën gjithçka për një zgjerim të lirive të tregut. “Koncepti ynë është liria, pasuria më e çmuar dhe asaj duhet ti referohemi ne, për të krijuar pasuri të reja.”, tha ai.

Kryeministri Berisha vuri përballë alternativës së qeverisë, atë të opozitës, të promovuar nga kryetari i saj zoti Edi Rama. “Dallon si nata me ditën me konceptin tjetër që edhe dje faktoi se është skllav i thjeshtë i “ dajkos” së tij. Le të thotë sa të dojë se nuk është nipi i Spiro Kolekës, me taksën e tij progresive është i biri, direkt. Unë  e di që taksa progresive nuk është shpikje  e Kolekës, por është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka  dhe ky zotëri në vend që ti largohet asaj e mbron atë.” u shpreh Kryeministri.

Kryeministri theksoi se qeveria dhe ekspertët e saj në fushën e financave janë dhe do të jenë gjithmonë kundër taksës progresive, e cila është taksa e urrejtjes klasore. “Në çdo studim, taksa progresive faktohet si taksë së shkatërron me dhjetëra e mijëra vende pune. Në çdo studim faktohet se taksa progresive faktohet si një taksë që nxit shumë evazionin fiskal.”, tha kryeministri.

Kryeministri konkludoi se 2 alternativat, ajo e qeverisë nga njëra anë dhe alternativa opozitare janë krejtësisht të ndryshme. “Ai vjen me një kaos të vërtetë , kurse ne me vendime të qarta si kristali. Ne i bëjmë realitet vendimet tona.” tha në përfundim kryeministri.

Më hollësisht për këtë çështje, Kryeministri Berisha u shpreh:

Sot, në rendin e ditës kemi një sëri çështjesh të rëndësishme, por vazhdon përpjekja jonë  e madhe për të krijuar në Shqipëri klimën më të favorshme të biznesit dhe sipërmarrjes. Ministria e Bujqësisë, ministria e Financave po shqyrtojmë me hollësi dhe po zgjerojnë listën e përjashtimeve nga tvsh-ja edhe të produkteve mallrave të tjera të cilat kanë një impakt të ndjeshëm në krijimin, zhvillimin dhe konsolidimin e fermave në Shqipëri. Kështu është arritur në përfundimin të përjashtohen nga tvsh të gjitha bagëtitë e rracave që importohen për krijimin e tufave dhe mbarështrimin e rracave më të mira të Evropës, qofshin  ato lopë, dhi, dele apo diçka tjetër. Kjo bëhet me qëllim që të nxisin përmirësimin e rracave, i cili sot është një realitet i madh. Është e vërtetë që sot ka familje në fshat që edhe nuk kanë lopë apo nuk kanë bagëtitë që duhet ti kishin të domosdoshme për një jetë më të mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që ata ti kenë, por ka të tjerë që i kanë me cipe lopët, por ju nuk mund të merreni me cipet e lopëve. Po ju nuk mund të shkoni tua tregoni qytetarëve se keni frikë se mos gëzohen. Duhet të shkoni, po Majlinda, cipi i shërben lopës që të mos shkojë në grazhdin tjetër sepse ka një ushqim tjetër. Pra ka një avancim të jashtëzakonshëm në këtë drejtim  dhe kjo është e vërtetë.

Natyrisht që ka vënd për përmirësim të mëtejshëm. Kjo nismë që po realizohet nxit importin dhe mbarështimin e rracave më të mira, të cilat janë të kushtueshme, pra të lopëve , të deleve , të kuajve.

Gjithashtu përfshihet në nismën e heqjes së tvsh plastamasi, blerjet e brendshme. Një përfaqësues i fermerëve në Lushnje më pyeti në se do të hiqet tvsh për grantet, për fidanët që do të blejnë. Përgjigja ime aty nuk ishte pozitive, por më pas, pas konsultave të zhvilluara përgjigja ime për këtë çështje është pozitive. Pra qeveria po bën gjithçka për një zgjerim të lirive të tregut. Koncepti ynë është liria, pasuria më e çmuar dhe asaj duhet ti referohemi ne për të krijuar pasuri të reja.

Dallon si nata me ditën me konceptin tjetër që edhe dje faktoi se është skllav i thjeshtë i “ dajkos” së tij. Le të thotë sa të dojë se nuk është nipi i Spiro Kolekës, me taksën e tij progresive është i biri, direkt. Unë  e di që taksa progresive nuk është shpikje  e Kolekës, por është e Marksit, por në Shqipëri e instaloi Koleka  dhe ky zotëri në vend që ti largohet asaj e mbron atë. E mbron atë me një mashtrim të shumëfishtë. U thotë qytetarëve se infermieri paguan taksa njëlloj si kryeministri. Në fakt infermieri paguan taksa, pesë herë më pak se kryeministri. Për të njëjtën taksë, në qoftë se rroga e kryeministrit është 5 herë më e madhe, zotëria që ka në kokë vetëm matematikën e Ramiz Alisë dhe statistikën e Barjabës e kishte shkruar traktatin e mashtrimit me Fatmir Xhafën, pra ky zotëri i thotë qytetarëve se si infermieri ka mundësi të paguajë taksa sa kryeministri, që në fakt është një gënjeshtër me bisht sepse 10 % i rrogës së kryeministrit që është 5 herë më e madhe se rroga e infermierit, ky 10 % është 5 herë më i madh për kryeministrin. Kjo është e vërteta dhe ky mendon ti nanurisë njerëzit, ti mashtrojë. Sepse tre elementë ka, së pari që borxhi të llogaritet si përqindje  e GDP-së, dhe borxhi të llogaritet nga banka. Falja Zot se nuk di se ç’thotë, por borxhin me ligjet e këtij vendi e llogarit vetëm banka dhe e shpall përqindjen e vet, vetëm si përqindje të GDP-së. Së dyti, u thotë taksën Koleka. Dhe së treti se infermieri e paguan taksën sa kryeministri, ndërkohë që infermieri paguan 5 herë më pak se kryeministri. Kjo është taksa proporcionale. Natyrisht jemi dhe do të jemi kundër taksës progresive, e cila është taksa  e urrejtjes klasore dhe asgjë tjetër. Në çdo studim taksa progresive faktohet si taksë së shkatërron me dhjetëra e mijëra vende pune. Në çdo studim faktohet se taksa progresive faktohet si jnjë taksë që nxit shumë evazionin fiskal. Pra alternativat janë krejtësisht të ndryshme. Imagjinoni ju, paraqet rilindësat e tij, Anastas angjelin në vend të Papa Kristo Negovanit. Gramoz Rucin në vend të Koto Hoxhit. Bashkim Finon e ka në vend të Abdyl Frashërit. Erion Velinë në vend të Dervish Himës. Kjo është alternativa. Po të servirësh Cacin për Papa Kriston. Finon për Koto Hoxhin, kjo është ta tallesh me veten se nuk ka shqiptar që të besojë tek kjo ekuivalencë. Po veten me kë e krahason ai?

Pra këto janë 2 alternativat krejtësisht të ndryshme. Ai vjen me një kaos të vërtetë , kurse ne me vendime të qarta si kristali. Ne i bëjmë realitet vendimet tona.


20/02/2013

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›