E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në një proces të ndershëm zgjedhor


Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së KNI-së, u shpreh se do të bëhet çdo gjë që shqiptarët, në zgjedhjet e vitit 2009 të votojnë të lirë dhe në një proces zgjedhor më të ndershëm se kurrë më parë.

“Kërkohet nga të gjithë shqiptarët, por para së gjithash kërkohet nga qeveria shqiptare, një proces zgjedhor i lirë, i ndershëm dhe i standardeve më të mira. Në raport evidentohen të gjitha përpjekjet, por problemi është se këto përpjekje duhet të konkretizohen me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për këtë unë dua të zotohem solemnisht se do të bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në një proces të ndershëm, më mirë se kurrë. Ky është zotimi im”, u shpreh Kryeministri Berisha.


07/11/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›