Kryeministri Berisha: Raporti i Përparimit për vitin 2008 ka ndryshime thellësisht pozitive
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për Integrimin, Kryeministri Berisha nënvizoi se Raport i Përparimit për vitin 2008 ndryshon thellësisht jo vetëm nga viti 2004 apo 20005, por ndryshon në mënyrë të qartë edhe nga vitit 2007.
“Në raste se në raportin e vitit 2007 krimi i krimi organizuar shqiptar vlerësohet si një problem shumë serioz, në këtë raport krimi i organizuar shqiptar vlerësohet si një problem serioz. Por, unë garantoj se ne do të vazhdojmë luftën me zero tolerancë dhe kjo luftë nuk mund të dobësohet sepse ai mbetet një problem serioz për Shqipërinë dhe nuk duhet të dal jashtë saj”, u shpreh Kryeministri.
Një tjetër fushë me përparësi themelore në partneritetin evropian, u shpreh Kryeministri është lufta kundër korrupsionit. “Progresi i ndjeshëm që ka bërë Shqipëria në këtë luftë, si dhe dokumentacioni i saj, ka bërë që në terminologjinë e këtij raporti jo vetëm të vlerësohen qartësisht arritjet, sikundër të theksohet se sërish i përhapur. Kjo është absolutisht e vërtetë, sepse nuk mund të bëhet fjalë se korrupsioni qenka i kufizuar vetëm në këtë apo atë institucion dhe zonë. Jo, korrupsioni është përhapur. Raporti me të drejtë thekson se korrupsioni është i përhapur në sistemion e drejtësisë, në shëndetësi, në polici, në dogana dhe e vërteta është se kësaj liste unë personalisht mund ti shtoj edhe agjenci të tjera. Por, raporti thekson me objektivitet të madh se perceptimi për korrupsionin është përmirësuar, se qeveria ka bërë përpjekje për luftën kundër korrupsionit në taksa, në tatime, në prokurime, në dogana dhe se rezultatet priten. Janë bërë përpjekje në sistemin e drejtësisë për të luftuar korrupsionin, ka nisur procedura penale ndaj zyrtarëve përgjegjës. Raporti thekson se janë të realizuara dhe kanë vuajtur dënime rreth 110 zyrtarë të niveleve të ndryshme. Pra, sanksionon se kapitulli i ndëshkimit të korrupsionit është real në Shqipëri. Për të gjitha këto gjuha e përdorur në raportin e vjetshëm, nuk është këtë vit në raport. Në rast se vitin e kaluar në raport theksohej se korrupsioni është një problem shumë serioz, këtë vit evidentohen të gjitha përpjekjet, arritjet dhe dobësitë dhe theksohet se është një problem veçanërisht serioz”, u shpreh Kryeministri Berisha.
07/11/2008