Kryeministri Berisha: Do të financojmë çdo projekt për të përmirësuar infrastrukturën e qytetit të Pogradecit
Gjatë vizitës në qytetin e Pogradecit, Kryeministri Berisha mori pjesë në përurimin e përfundimit të fazës së parë te punimeve, të rrugës industriale, Pogradec, investim i buxhetit të shtetit me vlerë prej 22 milion lekësh.
Duke përshëndetur banorët, Kryeministri u shpreh se shumë shpejt do të vazhdohet me fazën e dytë të kësaj rruge dhe trotuaret. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria do të financojë pa u kursyer çdo projekt, për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës së qytetit të mrekullueshëm të Pogradecit. “I kërkova kryetarit të Bashkisë që të bëjë gati projekte të tjera në mënyrë që qeveria ti financojë ato për të përmirësuar infrastrukturën e këtij qytetit të mrekullueshëm, të qytetarëve të mrekullueshëm që janë kaq mikpritës, punëtorë, të mençur dhe më të gjitha virtytet më të arrira të shqiptarëve.”