Qeveria vendos operimin me dy dhe tre turne në ndërtimin e veprave publike
Këshilli i Ministrave vendosi sot që nga 22 marsi deri më 22 tetor kompanitë e ndërtimit të rrugëve dhe të veprave të tjera publike të punojnë në ndërtimin e veprave të larta me dy turne dhe në ndërtimin e rrugëve dhe ndërtime të tjera me tre turne.
Kryeministri e vlerësoi vendimin të domosdoshëm për të përshpejtuar ritmet e përfundimit të veprave publike.
“Ne, - tha Kryeministri - jemi një vend me kohë të humbur. E përkthyer në kuptimin e zhvillimit, do të thotë me zhvillim të mangët. Asnjë komb tjetër nuk ka nevojë më shumë se ne ta përshpejtojë procesin. Ata që i kanë rrugët nuk rendin mbas tyre, ndërsa ne duhet t’i ndërtojmë. Dhe kështu edhe në një seri procesesh të tjera. Ndaj është imperative t’i shpejtojmë këto procese.”