E Diel, 1 Nëntor 2026

Shfrytëzimi sa më efikas i potencialeve ujore duhet të respektojë maksimalisht mjedisin

Kryeministri Berisha, në mbledhjen e sotme të qeverisë, veçoi vendimin i cili ka të bëjë me partneritetin publik, privat dhe konkretisht me disa ndryshime në vendimin “Për vendosjen e oponencës teknike shtetërore për projektet e ndërtimit të hidrocentraleve me koncesion.”

Kryeministri u shpreh se ky vendim, i cili erdhi si domosdoshmëri nisur nga eksperienca pozitive në fushën e HEC-ve, vitin e kaluar, synon të qartësojë shfrytëzimin sa më të mirë të dhe efikas të potencialit ujor, pa e kushtëzuar kuotën.

Kryeministri theksoi se me anë të këtij vendimi do të përcaktohet për cdo burim  detyrimi për të lejuar përqindjen e domosdoshme të ujit, duke vënë si prioritet thelbësor ruajtjen e mjedisit.

Më tej, kryeministri u shpreh:

“Sot do të shqyrtojmë, një vendim tjetër që ka të bëjë me partneritetin publik,privat. Ky vendim është bërë i domosdoshëm për shkak të eksperiencës pozitive të krijuar gjatë vitit që shkoi në fushën e HEC-ve dhe synon të qartësojë të gjitha momentet veçanërisht të shfrytëzimit sa më të mirë të potencialit ujor pa e kushtëzuar me kuotën.

Këto kthjellime që bëhen me këtë vendim krijojnë hapësira, duke e përmirësuar dhe më tej garën.

Me anë të këtij vendimi do të imponojmë në çdo drejtim të respektohet standardi i lirimit të ujit të burimit, sepse mjedisi ëhstë përparësi absolute. Ne do të përcaktojmë për cdo burim detyrimin për të lejuar përqindjen e domosdoshme të ujit që të ruhet ekologjia dhe mjedisi.

Kemi diskutuar për këtë çështje me ministrin dhe me nje grup të ngritur për ta vënë këtë si një kriter të pandryshueshëm.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›