E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet dhënia me koncesion e 1 000 ha për kultivimin e ullirit në rrethin e Kavajës

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien me koncesion të sipërfaqes deri 1 000 ha në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë, Kavajë, për kultivimin e ullirit dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë.

Vendimi, i propozuar në kuadër të nsimës “Shqipëria 1 euro”,  përcakton Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit si autoritet kontraktues për dhënien me koncesion të sipërfaqes deri 1 000 ha në komunat Synej, Luz i Vogël, Kryevidh dhe Gosë për kultivimin e ullirit. Në këtë vendim, miratohet dhe një bonus 9 për qind që i jepet shoqërisë “Agrotal-1”, Tiranë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›