Kryeministri Berisha: Do të liberalizojmë tregun e telekomunikacioneve
- Brenda muajit hapet procesi i parakualifikimit për licencat e reja në frekuencat e ulëta në fushën e telekomunikacioneve
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha bëri të ditur se brenda këtij muaji hapet procesi i parakualifikimit për licencat e reja në frekuencat e ulëta dhe të shkurtra për operatorë të rinj në fushën e telekomunikacionit.
Kryeministri theksoi se ky vendim synon liberalizimin dhe ridimensionimin e tregut të telekomunikacioneve në vend.
“Brenda këtij muaji, - tha Kryeministri - hapet procesi i parakualifikimit për licenca të reja në frekuencat e ulëta e të shkurtra për operatorë të rinj në fushën e telekomunikacionit. Të gjitha këto, teknologjia ëimax, synon liberalizimin e madh dhe ridimensionimin e këtij tregu shumë të rëndësishëm. Ligji i komunikimeve elektronike është ligji më i azhurnuar dhe modern, me parimet më bashkëkohëse që i mundëson këto procese.”