Miratohet vendimi për ndërtimin e parkut industrial të Vlorës
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për ndërtimin e parkut industrial në Vlorë.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha theksoi se parku industrial i Vlorës është ndër zonat me perspektivë të madhe zhvillimi, për vetë kushtet që ky qytet ofron.
“Në kuadrin e parqeve industriale, ky park është një nga parqet me perspektivë më të madhe zhvillimi. Për nga pozita gjeografike dhe porti që ka, Vlora është një qytet shumë i lakmueshëm për investime”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha përshëndeti iniciativën e biznesit të Vlorës për ndërtimin e këtij parku.
“Miratimi i parkut industrial të Vlorës është iniciativë për t’u lavdëruar e biznesit të Vlorës, të cilët e kanë bërë projektin, e kanë diskutuar me drejtuesit e pushtetit vendor dhe kanë përcaktuar zonën.”