E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Gjatë këtij mandati, qytetarët do mund të marrin përgjigje për kërkesat e tyre në një sportel

Po sot, qeveria miratoi projektligjin “Për bazën e të dhënave shtetërore”, i propozuar nga Ministria për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit.

“Shqipëria, - tha Kryeministri - duhet të ecë drejt ndërlidhjes së të gjitha të dhënave dhe ne po punojmë që gjatë këtij mandati, të arrihet një ndërlidhje e të gjitha të dhënave që ekzistojnë në vend. Në këtë mënyrë, ecet drejt një sporteli të vetëm, tek i cili qytetarët shqiptarë do të mund të gjejnë të gjitha shërbimet dhe të mos rendin, siç rendin sot nga një zyrë në tjetrën, por në zyrën, ku do të paraqiten të jenë disponibël të gjitha të dhënat që atij i duhen për të marrë përgjigje për kërkesën e tij”.


30/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›