Qeveria miraton projektligjin “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”
Kryeministri Berisha veçoi në mbledhjen e qeverisë projektligjin “Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës”, duke e vlerësuar atë një zhvillim shumë të rëndësishëm për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, mbi një bazë ligjore të re dhe moderne.
“Ky përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm, në drejtim të respektimit nga ana e qeverisë shqiptare të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e fëmijëve. Ne jemi një vend që kemi firmosur deklaratën, marrëveshjen dhe po konkretizojmë tani të gjitha kërkesat me një ligj të veçantë. Me këtë ligj, mbrojtja e fëmijëve në vendin tonë merr një bazë ligjore të re, moderne e të domosdoshme”.
Projektligji është paraqitur nga Ministria e Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
30/06/2010