E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Po ngremë për fshatin infrastrukturën europiane që meriton

Kryeministri Berisha, gjatë vizitës së tij në Shkodër, inaguroi përfundimin e punimeve në stacionin e pompave të ujësjellësit të fshatit Trush në komunën e Velipojës.

Kryeministri theksoi se sot, me shtypjen e butonit në këtë ujësjellës, 125 litra ujë /sekondë do të shkojnë drejt rubinetave të banorëve dhe pushuesve të Velipojës  dhe kjo realizohet vetëm me fazën e parë të këtij projekti. “Faza e dytë e projektit, që është në vazhdim, do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të Velipojës dhe tërë zonës me mbi 100 mijë banorë e me mbi 250 litra ujë/sekondë. Kjo vepër është një fjalë e dhënë dhe një premtim i mbajtur. Ky ujësjellës, do të furnizojë mbi 1 mijë hotele dhe lokale, banorët e kësaj zone, qytetarët dhe pushuesit e Velipojës, zonë e cila çdo vit dhe më shumë po bëhet e njohur në mbarë Shqipërinë dhe Europën".

Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi më tej se qeveria nuk do të kursejë asnjë investim për t`i dhënë Velipojës pamjen e plotë europiane, për t`u siguruar qytetarëve dhe pushuesve standardet më të mira të pushimit. “Në një hark të shkurtër prej 2 orësh, në Bushat, Dajç dhe tani në Trush e Melgushë ne inauguruam një seri objektesh, landfillin në Bushat, me vlerë mbi 600 milionë lekë, rrugën e re të fshatit të Melgushës, që kap vlerën e 1 milionë lekëve, rrugën Pentar-Dajç prej 5 km, me vlerë 30 milionë lekë, ujësjellësin në Trush, i cili me te dy fazat e tij kap vlerën 400 milionë lekë”, nënvizoi Kryeministri. Ai garantoi banorët e Velipojës, por  edhe qytetarët në mbarë vendin, se qeveria po ngre infrastrukturën moderne europiane në të gjitha fshatrat e vendit.  
“Ne po ndërtojmë infrastrukturën që ju meritoni. Ne po ndërtojmë rrugë, ujësjellës, kanalizime, landfille për përpunimin e mbetjeve të ngurta, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, ne menyre që plazhet tona dhe bregu shqiptar të jenë të pastërta”, tha Kryeministri.
Kryeministri u ndal gjithashtu edhe në rritjen e pensioneve në fshat, duke nënvizuar se qeveria do të vazhdojë rritjen e tyre në mënyrë progresive.
 
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të ujësjellësit së fshatit Trush, Kryeministri Berisha u shpreh:
 
"Asgjë më shumë sesa uji nuk është shëndet, ndaj ju uroj nga zemra ju, familjeve, miqve tuaj, për këtë ditë të shënuar të inaugurimit të një ujësjellësi që, me shtypjen e butonit sot, çon në Velipojë 125 litra ujë / sekondë dhe kjo vetëm në fazën e parë, sepse faza e dytë e tij, që është në vazhdim, do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të Velipojës dhe tërë zonës me mbi 100 mijë banorë me 250 litra ujë/sekondë.

Kjo vepër është një fjalë e dhënë dhe një premtim i mbajtur. Ky ujësjellës do të furnizojë mbi 1 mijë hotele dhe lokale, banorët e kësaj zone, qytetarët dhe pushuesit e Velipojës, zonë, e cila çdo vit dhe më shumë po bëhet e njohur në mbarë Shqipërinë dhe Europën.

Qeveria nuk do të kursejë asnjë investim për t`i dhënë asaj pamjen e plotë europiane, për t`u siguruar qytetarëve dhe pushuesve standardet më të mira të pushimit. Në një hark të shkurtër prej 2 orësh, në Bushat dhe Dajç dhe tani në Trush dhe Melgushë, ne inauguruam një seri objektesh, mbi 600 milionë lekë landfilli në Bushat, 1 milionë lekë rruga e re e fshatit Melgushë, 30 milionë leke rruga Pentar-Dajç prej 5 km, ujësjellësin në Trush, i cili në dy fazat e tij kap vlerën 400 milionë lekë.

Në rast se Shqipëria ishte një vend i prapambetur - dhe ende nuk mund të them se është një vend i zhvilluar, - kjo ka ardhur vetëm e vetëm se nuk janë bërë investime, se buxheti i saj ose është shpërdoruar, ose, siç thotë një fjalë e popullit, janë bërë "rrush e kumbulla" në 1 mijë gjëra të tjera, apo kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve, kurse në të shkuarën u shndërruan në bunkerë. Por dua t`u them se sot  është koha e investimeve. Ata të cilët duan të bëjnë krahasimet, - dhe unë i ftoj të bëjnë krahasime, -  duhet t`i bëjnë me veten tonë, me paraardhësit tanë. Por krahasimet ne duhet t`i bëjmë edhe me vende të tjera, sepse nëse nuk i arrijmë vendet e zhvilluara, nuk do të kemi atë të ardhme që meritojmë. Ndaj unë dua të bëj sot një krahasim me vendet e zhvilluara. Në rast se ndonjëri prej jush sheh buxhetet e  vendeve te tjera, mund te shohi se sa përqind të buxhetit i kanë investimet publike apo sa përqind të PBB-së i kanë investimet publike.

Dje, po shihja një listë prej 30 vendesh dhe Shqipëria ishte i vetmi vend që ka 32 % të buxhetit investime publike. Shqipëria është i vetmi vend që investimet publike arrijnë 9 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Vendi i dytë ishte me 5.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga njëra anë, kjo është një barrë e rëndë, por është një përpjekje e suksesshme, një përpjekje e madhe e suksesshme, e cila është shumë  e vlefshme pasi ajo po shndërrohet në ujësjellës, në rrugë, shkolla të reja, në autostrada, po shndërrohet në mirëqenie dhe zhvillim për qytetarët shqiptarë kudo që ata ndodhen, jo vetëm në qytet por edhe në fshat.

Bushati dhe Dajçi kanë asfaltuar gjatë këtyre 3 viteve, i pari 15 km, i dyti rreth 13 km rrugë. Besoj jndajme te njejtin mendim se nuk janë pak. Në Xhafzotaj ishin asfaltuar 18 km rrugë. Ne po ngremë për fshatin infrastrukturën europiane që ju meritoni. Ne po ndërtojmë rrugë, ujësjellës, kanalizime, landfille për përpunimin e mbetjeve të ngurta, impiante të trajtimit të ujërave të zeza që plazheve tona, ne menyre qe bregu shqiptar të jetë i pastër.

Në Velipojë ne po ndërtojmë shkolla që fëmijët tanë të mësojnë në shkolla moderne. Kemi rritur pensionet në fshat, me bindjen më të thellë per kete gje. Ju tashme keni marre tokën, por ne nuk ndjekim politiken sipas te ciles nuk kemi me detyrime ndaj jush. Jo, nuk ka qenë kjo politika jonë. Ne do të rrisim progresivisht pensionet tuaja dhe ju garantoj se do i rrisim sërish sepse ju i meritoni ato plotësisht.  Ne do t`ju ndihmojmë ju edhe me sistemin e ujitjes. Do ju mbështesim në të gjitha përpjekjet tuaja për një jetë më të mirë, për standarde më të mira.

Qeveria këtë vit, me gjithë uljen e madhe të taksave, ia ka dalë të mbledhë 1.2 miliardë dollarë më shumë se në vitin 2005. Kjo është bërë e mundur per faktin se ato nuk vidhen më. Kjo është e vërteta absolute. Më parë keto leke përfundonin në xhepat e zyrtarëve, ndersa tani përfundojnë në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla,  landfille, autostrada, rroga e pensione. Unë ju garantoj se ky stacion ku kemi mbërritur është vetëm stacioni i parë për të ecur shumë më shpejt se sa mund të mendojnë shumë prej nesh në stacione të tjera.

Mbrëmë në darkë mora të dhënat me të ardhurat. Të ardhurat e korrikut, me buxhetin suplementar, u tejkaluan sërish me gjysëm miliardi lekë, sepse ato nuk vidhen më, por mblidhen dhe kthehen në rrugë, në zhvillim rural, u kthehen qyteteve, shkollave. 
Pak më parë më pyetën se a jam në fushatë elektorale. Unë nuk jam në fushatë elektorale, por unë premtimin që e jap e mbaj. Kjo është fjala ime. Kudo që shkoj, unë eci me fjalën time të dhënë dhe të mbajtur dhe besoj këtë doni dhe ju. Unë jam në mbajtje të vazhdueshme të premtimeve të mia.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›