Kryeministri Berisha: Procesi i dixhitalizimit të regjistrit të Gjendjes Civile dhe i adresave të reja po ecën me ritme shumë të mira
Kryeministri Berisha u shpreh sot se procesi i dixhitalizimit të regjistrit të Gjendjes Civile po ecën me ritme shumë të mira.
Duke folur në mbledhjen e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha tha se paralel me këtë proces po ecën edhe projekti i adresave të reja.
“Është siguruar edhe soft-i, dhe ekspertët austriakë do të ndihmojnë në përshtatjen e tij dhe çdo gjë po ecën sipas projektit të parashikuar. Paralel me këtë është projekti i adresave të reja që do të shfrytëzojnë ZIP Kodin e akorduar nga Agjencia Ndërkombëtare e Postave dhe Telekomunikacionit. Kjo reformë dhe këto procese ne i kemi të shpallura përparësi më madhore sepse kanë të bëjnë me liritë e qytetarëve shqiptarë, me lëvizjen e lirë, kanë të bëjnë me zgjedhjet”, deklaroi Kryeministri Berisha.