E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria Thaçi, garanci e pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës.

Gjatë kësaj telefonate Kryeministri Berisha i përcolli Kryeministrit të Kosovës, Zotit Hashim Thaçi, urimet më të përzemërta për votëbesimin e tij dhe të qeverisë së re të Kosovës, si një garanci e plotë e pavarësisë dhe zhvillimit të saj.

“Ju them me siguri se bashkëpunimi i frytshëm midis qeverive tona do të jetë i vazhdueshëm, në interes të paqes, stabilitetit dhe integrimit rajonal”, - u shpreh gjatë telefonatës Kryeministri Berisha.

Kryeministri i Kosovës, Zoti Hashim Thaçi, pasi e falënderoi Kryeministrin Berisha për urimet e ngrohta dhe të sinqerta, vlerësoi frymën e bashkëpunimit dhe përpjekjet e Shqipërisë në mbështetje të zhvillimit dhe integrimit të Kosovës.

Kryeministri Berisha e ftoi Zotin Thaçi që të vizitojë së shpejti Shqipërinë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›