E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria bën përpjekje maksimale për garantimin e lirive të qytetarëve

- Shqipëria, një nga vendet e pakta që ka dekriminalizuar shpifjen 

Kryeministri Berisha tha sot se qeveria po bën përpjekje maksimale për garantimin e lirive të qytetarëve dhe për konsolidimin e tyre.  

Gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e 12 –të të Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë, Kryeministri u shpreh se “Shqipëria sot është vendi i standardeve të lirive dhe të drejtave njerëzore, i lirisë dhe të drejtave të minoriteteve, është një vend i cili në bazë të dokumenteve ndërkombëtare ka përmbushur plotësisht standardet e OSBE-së për sa i përket arsimit të minoriteteve”.  

Kryeministri theksoi se Shqipëria është ndër tëpaktat vende që ka dekriminalizuar shpifjen në ligjet e saj penale. “Shqipëria është një nga vendet më të pakta ku nuk ekziston padia civile apo penale për mediat, çfarëdo që të  shkruajnë ato. Kjo është bërë për të respektuar lirinë e tyre. Ky është një vendim i kësaj qeveria. Shqipëria është një nga vendet e pakta e cila për të zgjeruar hapësirat e lirisë së shtypit, ka dekriminalizuar shpifjen në ligjet e saj penale”, tha Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›