Kryeministri Berisha në takimin e PPE në Lisbonës: Reformat e qeverisë jehonë pozitive ne vendet anëtare të BE
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri informoi për pjesëmarrjen në Samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) në Lisbonë. themelore, u shpreh Kryeministri, ishte Traktati i ri Europian, i cili shënon një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm si për BE-në, ashtu dhe për vendet që aspirojnë për anëtarësim në BE.
“Ishte një rast shumë i veçantë për mua, - u shpreh Kryeministri .Gjatë fjalës i njoha me të gjithë sukseset e reformave, me luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, me shndërrimin e Shqipërisë në një vend tërheqës për investimet e huaja, në sjelljen e vendit në moshën dixhitale, etj.. Reformat e ndërmarra nga qeveria kanë realisht një jehonë shumë pozitive dhe të pranishmit i njihnin dhe shprehën përgëzimet e tyre”, tha në përfundim Kryeministri.