Kryeministri Berisha përshëndet marrëveshjen e arritur në Lisbonë, për Traktatin e ri Europian
Gjatë fjalës së mbajtur sot, në Konferencën e 12-të të Këshillit të Atlantikut të Shqipërisë, Kryeministri Berisha përshëndeti marrëveshjen e arritur në Samitin e Lisbonës për Traktatin e ri Europian.
Kryeministri e vlerësoi këtë marrëveshje “si një ngjarje të madhe për mbarë Evropën, si një ngjarje e cila i jep fund status quo-së në drejtimin e Bashkimit Evropian, e vendos këtë bashkim në një nivel të ri bashkëpunimi, si dhe e vendos atë para një horizonti të ri” Kryeministri nënvizoi se “ky ishte një zhvillim shumë pozitiv edhe për vendet tona që aspirojnë të anëtarësohen”.