E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria do të investoj katër vitet e ardhshme në Vlorë më shumë se 20 vitet e shkuara sëbashku

Vlora turistike është një nga potencialet më të mëdha të këtij rrethi, por edhe të mbarë Shqipërisë. Me ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e bregdetit Jon, kushtet për turizmin bëhen gjithmonë e më të mira e më të lakmueshme.

Një nga drejtimet kryesore në këto katër vite do të jetë punësimi i qytetarëve shqiptarë. Vetëm në portin e Vlorës, kontrata për të cilin do të firmoset gjatë këtyre dy muajve që do të vijnë, si dhe në parkun industrial të saj, do të punësohen me dhjetëra e mijëra qytetarë.

Kështu ne do të vazhdojmë të festojmë fitoren jo me fjalë, por me inaugurimin e rrugëve, ujësjellësve, shkolla, qendrave shëndetësore, të plantacioneve të ullinjve, vreshtave deri në qershorin e vitit 2013, muaj në të cilin ne do të shënojmë fitore tjetër të madhe, të cilën ne e meritojmë.  Ne e ndërtojmë fitoren mbi veprat tona, mbi premtimet dhe fjalët tona. 

Kryeministri Berisha inauguroi dje pasdite fillimin e punimeve për konstruksionin e rrugës Peshkëpi – Ura e Drashovicës, në Vlorë. Ky investim realizohet me fondet e buxhetit të shtetit me vlerë rreth 87.22 milion lekë. Projekti i saj përfshin sistemimin dhe asfaltimin e rrugës me gjerësi 6 metra në të gjithë trajektoren  dhe ndërtimin e trotuareve në të dyja anët e saj.

Kryeministri Berisha tha se Vlora do të njoh zhvillimet më të mëdha në katër vitet e ardhshme duke siguruar se në këtë rreth do të investohen më shumë se 20 vitet e shkuara. Kryeministri theksoi gjithashtu vendosmërinë e qeverisë për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale duke u krijuar atyre kushte dhe shërbime të  njëjta me lagjet e qyteteve dhe duke mbështetur dhe nxitur prodhimin e fermerëve.

Një tjetër aspekt ku do të mbështetet fuqishëm qeveria tha Kryeministri Berisha është turizmi. “Me ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e bregdetit Jon kushtet për turizmin bëhen gjithmonë e më të mira dhe më të lakmueshme. Ne jemi të vendosur që brenda vitit 2010 të kemi përfunduar tërësisht asfaltimin e të gjitha rrugëve, rrugicave të fshatrave në të gjithë zonën turistike.”- u shpreh Kryeministri.

Ne fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:

“Së pari, dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht dhe të shpreh kënaqësinë që sëbashku sot inaugurojmë një nga rrugët kryesore të kësaj zone, që lidh qytetin e Vlorës me Kuçin dh që do të shkojë në sterë e deri në bregdet. Ky është segmenti Peshkëpi – Ura e Drashovicës, ku ne po punojmë projektin dhe ju garantoj se kjo rrugë do të rindërtohet në tërë trajektoren e saj sipas standardeve më të mira.

Qeveria e mandatuar është e vendosur që në këto katër vite të investojë në Vlorë më shumë se në 20 vitet e shkuara të marra sëbashku. Në këto katër vite Vlora do të njoh zhvillimet më të mëdha, parkun industrial dhe një prej porteve më gjigante në Mesdhe. Ndërkohë ne mbetemi të vendosur të mbështesim fermerët e Vlorës, të financojmë çdo rrënjë ulli, çdo dru frutor apo vresht të mbjell prej tyre, sikundër do të reduktojmë akcizën për sipërfaqet e mbjella.

Pensionet në fshat në krye të katër viteve do të jenë të barabarta me ato të qytetit. Ne mbetemi të vendosur në programin tonë për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave rurale, cka do të thotë infrastrukturë, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ndriçim, shërbime të njëjta me lagjet e qyteteve. Ne mbetemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje për të ngritur prodhimin.

Një nga drejtimet kryesore në këto katër vite do të jetë punësimi i qytetarëve shqiptarë. Vetëm në portin e Vlorës, kontrata për të cilin do të firmoset gjatë këtyre dy muajve që do të vijnë, si dhe në parkun industrial të saj, do të punësohen me dhjetëra e mijëra qytetarë të Vlorës dhe qytetarë shqiptarë. 

Vlora turistike është një nga potencialet më të mëdha të këtij rrethi, por edhe të mbarë Shqipërisë. Me infrastrukturën e re rrugore, me ndërtimin e infrastrukturës në të gjithë zonën e bregdetit Jon, kushtet për turizmin bëhen gjithmonë e më të mira e më të lakmueshme. Ne jemi të vendosur që brenda viti 2010 të kemi përfunduar tërësisht asfaltimin e të gjitha rrugëve, rrugicave të fshatrave në të gjithë zonën turistike. Ne jemi të vendosur të garantojmë furnizimin më ujë, të përmirësojmë ndjeshëm furnizimin me energji, pasi TEC-i i Vlorës krijon tashmë një mundësi të madhe për të balancuar sistemin energjetik të vendit.

Sot, këtu ne sëbashku festojmë fitoren e 28 qershorit. Ju garantojë se kjo festë nuk do të ketë të ndërprerë, sëbashku do të inaugurojmë shumë e shumë vepra të tjera, me të cilat do të ndërtojmë Vlorën evropiane, Shqipërinë evropiane. Kështu ne do të vazhdojmë të festojmë fitoren jo me fjalë, por me inaugurimin e rrugëve, ujësjellësve, shkolla, qendrave shëndetësore, të plantacioneve të ullinjve, vreshtave deri në qershorin e vitit 2013, muaj në të cilin ne do të shënojmë fitore tjetër të madhe, të cilën ne e meritojmë.  Ne e ndërtojmë fitoren mbi veprat tona, mbi premtimet dhe fjalët tona.

Edhe njëherë gëzuar.

Faleminderit!”


01/08/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›