E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria do të mbështesë çdo projekt, për shndërrimin e Divjakës, në një qendër turistike te niveleve më të larta

Në vijim të vizitës së tij në Divjakë, Kryeministri Berisha mori pjesë në çeljen e sezonit turistik në këtë qytet.

Duke përshëndetur të pranishmit, Kryeministri u shpreh se çelja e sezonit turistik , shënon një ngjarje e rëndësishme për banorët dhe për të gjithë turistët të cilët do të jenë më të shumtë në numër këtë vit.  “Erdha tu përshëndes përzemërsisht në këtë ngjarje të madhe për të gjithë qytetarët e Divjakës, familjet e kësaj bashke të mrekullueshme të  Lushnjes dhe të mbarë Shqipërisë. Çelja e sezonit turistik , është çelja e sezonit të haresë, të shërbimeve ndaj pushuesve, ndër të cilët ju jeni në më të shquarit. Vitin e kaluar ju ia dolët të merrni 35 përqind turistë më shumë se një vit më parë. Ketë vit unë ju garantoj  se do merrni shumë më tepër."

Kryeministri garantoi se qeveria është e angazhuar për të mbështetur çdo projekt, që do ta bëjë Divjakën një bashki moderne, të niveleve evropiane, në pritjen dhe shërbimin ndaj turistëve.  “Erdha sërish këtu për tu premtuar ju se qeveria ime do të mbështesë çdo projekt në këtë bashki, në mënyrë që  Divjaka të marrë tërësisht pamjen e një bashkie të mrekullueshme evropiane, me infrastrukturë moderne, me shërbime moderne, me një ndër plazhet më të bukura dhe më të pastra të Adriatikut.”

Kryeministri ftoi të gjithë qytetarët e Divjakës, ti bashkohen përpjekjeve të qeverisë dhe pushtetit lokal për ta shndërruar vendin e tyre dhe të gjithë qendrat turistike të Shqipërisë, në vendet më mbresëlënëse për turistët nga mbarë bota. “Unë gjej rastin të ftoj sot të gjithë qytetarët e Divjakës dhe të gjitha qendrave të mëdha turistike të  vendit, që ta shndërrojnë këtë vend, në vendin më të bukur, për të gjitha ata që vijnë nga gjithë Shqipëria dhe nga mbarë bota, në mënyrë që tu ofrojmë atyre shërbimet më të rëndësishme. Le të bëjmë përpjekje për i zbavitur ata, për ti shëtitur në vendet më të bukura, për tu ofruar aktivitetet më të mira artistike në mënyrë që ata të marrin në kthimin e tyre, kujtimet më të pashlyera për qytetarët e Divjakës, për Divjakën , për Lushnjën , për mbarë Shqipërinë.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›