Kryeministri Berisha inspekton punimet e fazës përfundimtare të rrugës Tre Urat-Grabian
Kryeministri Berisha po zhvillon sot një vizitë në qytetin e Divjakës, ku fillimisht mori pjesë në inspektimin e fazës përfundimtare të rrugës Tre Urat-Grabian. Rruga e cila pritet të përfundojë brenda muajit korrik, ka një gjatësi prej 6 kilometrash dhe është investim i qeverisë shqiptare, një vlerë prej 44 milion lekë.
Duke marrë fjalën, Kryeministri përgëzoi autoritetet e pushtetit lokal të cilët me punën e tyre të palodhur dhe me përkushtim e kanë shndërruar Grabianin nga një qendër internimesh dhe vuajtjesh njerëzore, në një qendër të rëndësishme të zhvillimit, të Lushnjes dhe mbarë Myzeqesë. “Në këtë komunë qeveria ka investuar për rrugën, të cilën e kanë pritur prej 100 vjetësh banorët e kësaj treve, 44 milionë. Ju e pate Kryetarin e Bashkisë me fondet e tij ka ndërtuar hyrjen me dy korsi të denjë për qytetarët e vet. Qeveria në Grabian ka investuar ndjeshëm në ujësjellësa, kanalizime dhe në të gjithë infrastrukturën.”
Kryeministri siguroi se qeveria do të investoje, ashtu si deri më sot në infrastrukturën e të gjitha komunave të Lushnjes, duke përmbushur të gjitha premtimet e dhëna këtyre banorëve “Erdha këtu për të garantuar kryetarin e komunës se ne do të ndihmojmë këtë komunë dhe të gjitha komunat e Lushnjës në përputhje me programin tonë, pra rruga është një premtim , i mbajtur i kësaj qeverie, kanalizimet, ujësjellësat, stacioni i pompimit për vaditje është një tjetër premtim i mbajtur.”
Në tërësi, vijoi më tek Kryeministri, dua tu informoj se ne kemi investuar në rrethin e Lushnjes 1.6 miliard lekë në ujësjellësa kundrejt vetëm 19 milion lekëve që janë investuar nga qeveria e mëparshme në 5 vitet e tyre.
Kryeministri garantoi se Lushnja, ashtu si edhe shumë qytete të tjera të vendit, do të ketë së shpejti një infrastrukturë moderne dhe bashkëkohore, të denjë për qytetarët e saj. “Po investojmë në rrugë 2.2 miliard lekë, kundrejt 800 milion lekëve që janë investuar nga qeveria e mëparshme , pra në të gjitha aspektet investimet janë 6 deri në shumë herë më të mëdha. Lushnja do të ke një infrastrukturë moderne sa po të përfundojë autostrada ne do tu kthehemi disa rrugëve të tjera, si rruga kombëtare e Ballagatit, e cila është në proces e sipër. Gjithashtu Rruga nga kthesa e shoferit në Fiershegan, një rrugë shumë e rëndësishme kjo. Të gjitha këto projekte i bëjmë realitet në përputhje me premtimet tona.” Tha Kryeministri.
Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se një vëmendje të veçantë qeveria do ti kushtojë përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të arsimit në këtë zonë, i cili do të përfshijë ndërtimin e shkollave të reja me të gjitha kushtet bashkëkohore.
“Grabiani fillon se shpejti ndërtimin e një shkolle të mesme moderne. Zoti kryetar unë ju garantoj se brenda këtij viti shkollat e Grabianit dso të kenë internetin dhe laboratorët e informatikës, sikundër edhe projekte të tjera të kolegëve te tu do të financohen nga kjo qeveri.”
Më pas, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me banorët e Grabianit, të cilëve u garantoi se qeveria do të jetë gjithmonë pranë tyre, nëpërmjet realizimit të projekteve në fusha të ndryshme, si infrastrukturë, arsim, bujqësi, për të përmirësuar me modernizuar më tej, cilësinë e jetës së tyre.