E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Qeveria ka gati vendimin për dhënie kredie për 3 mijë familje që ndodhen në shtëpitë e ish pronarëve

-          Kryeministri tha se ky vendim është një zotim elektoral për të cilin janë marrë të gjitha masat që të nisë zbatimi i tij  sa më shpejt

Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha tha se qeveria po përgatitet të zbatojë një nga zotimet e saj për dhënie kredie 3 mijë familjeve që ndodhen në shtëpitë e ish pronarëve. Në këtë mënyrë, do të  zbatohet ligji dhe këto familje do të  marrin shtëpitë me kredi, ndërkohë që do të lirohen shtëpitë e ish pronarëve

Kryeministri tha se ky është një zotim elektoral tashmë i realizuar, për të cilin janë marrë të gjitha masat dhe zbatimi i tij do të fillojë sa më shpejt, pasi gjithë dokumentacioni përkatës tashmë është gati.

Gjithashtu, Kryeministri informoi se në ditët e ardhshme do të kalojë në parlament ligji për trojet në përdorim. “Janë me mijëra e mijëra familje autoktone të qyteteve, të cilat për babëzinë e diktaturës dhe për paranojën e saj që çdo gjë të ishte shtetërore, trojet dhe oborret e shtëpisë ua kishte përcakuar në përdorim. Tani ato do të kalojnë të gjitha në pronësi, ashtu siç atyre u takon”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Kryeministri tha se përmes këtyre vendimeve, qeveria po përpiqet që t’u japë një shtytje para problemeve të pronësisë, ndonëse janë probleme të komplikuara.


16/02/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›