E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia ratifikon protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

  Parlamenti i Portugalisë  ratifikoi sot  protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu si Kryetari i parlamentit, Jaime Gama ia kishte premtuar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë në një bisedë telefonike të pak ditëve më parë.   Kryetarja e Kuvendit ka falënderuar homologun e saj Gama për angazhimin e tij personal për përshpejtimin e këtij ratifikimi si dhe deputetët e Portugalisë për votën e tyre pro anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.   Të martën pritet që ky ratifikim të bëhet edhe nga Hollanda dhe Greqia duke përmbyllur kështu fazën e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›