Vendimi: vetëm 10 ditë pushime
02/08/2009 Lidershipi i PS-së kushtëzon largimin e zyrtarëve të lartë të kësaj partie
Shkak axhenda e ngarkuar nga zhvillimet postzgjedhore të 28 qershorit
Lidershipi socialist “detyron” zyrtarët e selisë rozë të shfrytëzojnë vetëm pak ditë pushime nga sezoni veror. Sipas urdhrit, ata do të kenë rreth 1/3 e pushimeve që ka një nëpunës i administratës shtetërore. Kështu, burime pranë kampit rozë bënë me dije se përfaqësuesit e lartë të PS-së do të kenë mundësi të pushojnë vetëm 10 ditë, për t’u kthyer më pas në angazhimet e përditshme të partisë. Ky urdhër mësohet të jetë dhënë për shkak të zhvillimeve në pritje brenda kësaj partie. Në këtë mënyrë, kreu socialist Edi Rama, nisur nga axhenda e ngarkuar që ka dhe që do të vijojë të ketë në vazhdimësi Partia Socialiste, vendosi që të jetë i kursyer në lejen e tij, duke i kushtëzuar vartësit që të mos jenë larg partisë sa i takon intervalit kohor. Në këtë mënyrë, pritet që në gjysmën e dytë të këtij muaji të gjithë zyrtarët e lartë e PS-së të jenë në ambientet e saj, duke kryer detyrat sipas ndarjes që ka bërë prej kohësh kupola rozë. Për më tepër që me të rejat më të fundit brenda radhëve socialiste, ku janë më se të dukshme grupimet “pro” dhe “kundër” kryetarit aktual, bëhet më e detyrueshme një disiplinë e mirideuar nga Rama. Sikundër dihet, periudha postzgjedhore ka sjellë një sërë zhvillimesh brenda këtij kampi, kjo për shkak të humbjes që pësoi Partia Socialiste në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Tashmë zërat për largimin e kryetarit Rama janë gjithnjë e më prezentë, madje duke shkuar deri në një pretendim për mosrikandim në garën për një post të tillë. Por vendimmarrja për këto lëvizje do të jetë një atribut vetëm i Kongresit të jashtëzakonshëm i PS-së, që do të thirret më 29 gusht. Për pasojë, përgatitja e një strategjie të posaçme si për rikandimin, ashtu dhe për pozicionin që do të mbajë kjo parti mbi rezultatin zgjedhor, më së shumti kërkon një konsulencë me të gjithë faktorët brenda PS-së që tashmë njihen si mbështetës të kryetarit Rama. Për këtë arsye, urdhri bëhet edhe më i detyrueshëm sidomos për këtë grupim, pasi zhvillimet e pritshme në këtë fund muaji e në vazhdim domosdoshmërisht kërkojnë një strategji të mirideuar, me qëllim që opsionet e bëra deri diku me dije nga vetë Rama, por dhe më tej të mund të bëhen realitet. Kështu, përgatitja e Kongresit të jashtëzakonshëm është ndër detyrat e para që zyrtarët duhet të bëjnë gati me kthimin e tyre nga pushimet. Në këto përgatitje një vend të rëndësishëm zënë dhe mënyra se vendimet e marra në Asamblenë Kombëtare të PS-së do t’u serviren delegatëve të Kongresit, me qëllim që ky forum të mbyllë përfundimisht debatet e brendshme në parti.
Hapat në vijim
Partia Socialiste do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për transparencën e 28 qershorit. Komisioni hetimor për transparencën e 28 qershorit, apo siç e cilësojnë socialistët, “për të zbardhur krimin elektoral i 28 qershorit”, është një nga instrumentet që PS-ja premton se do ta vendosë menjëherë në lëvizje, duke bërë gjithë përpjekjet që t’i shkohet deri në fund procesit të hetimit parlamentar. Duke i mëshuar me forcë mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, socialistët paralajmërojnë zgjedhjet e parakohshme, por më parë kjo do të sjellë organizimin e protestave qytetare. “Qëndrimi ynë jo vetëm ka forcën e nevojshme për ta vendosur parlamentin dhe qeverinë në atë pozicion që meritojnë, por është një bazë shumë e fortë për të synuar zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht afatit të tyre dhe jo si qëllim në vetvete për të ndryshuar ngjyrën e pushtetit, por si një domosdoshmëri për t’i dhënë sovranitet të pakontestueshëm parlamentit, legjitimitet të pakontestueshëm politikisht qeverisë dhe mundësi vendit për të bërë reforma. Ne do të shkojmë menjëherë apo do të kthehemi menjëherë te shqiptarët në të gjithë territorin dhe do të ndërtojmë një proces komunikimi intensiv”, - qe shprehur Rama.
Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së
Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e jashtëzakonshëm në fund të muajit gusht për të hapur garën për kreun e ri të kësaj partie. Ishte mbledhja e pak ditëve më parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së që vendosi të thërrasë forumin më të lartë vendimmarrës pas propozimit të bërë nga vetë kreu aktual Edi Rama. Në një projektpropozim për Asamblenë Kombëtare Rama i kërkoi këtij forumi të thërrasë Kongresin e jashtëzakonshëm. Por nga ky projektvendim rezultoi që ky kongres të thirret më datën 29 gusht dhe do të zbatojë konkretisht kushtetutën e partisë. Sipas pikave të kësaj kushtetute, neni 28 pika 2/b mandati i kryetarit të Partisë është 4 vjet dhe ndërpritet para kohe kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative. Në respektim të nenit 26/3, kur vendi i kryetarit të Partisë mbetet vakant, Asambleja Kombëtare mblidhet brenda 15 ditëve dhe thërret brenda 30 ditëve Kongresin e jashtëzakonshëm për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, e cila nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Në këtë mënyrë, pritet që në shtator PS-ja të zgjedhë kreun e ri të saj.