“PS përbalti zgjedhjet për interesat e Edi Ramës”
02/08/2009 PR për zgjedhjet
“PS përbalti zgjedhjet për interesat e Edi Ramës”
Partia Republikane deklaron se e gjithë balta e hedhur mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit nga Partia Socialiste është bërë vetëm për interesat personale të kreut të kësaj force politike Edi Rama. Nënkryetari republikan Alfred Deshati ka deklaruar në një konferencë për shtyp se forca politike që përfaqëson hedh poshtë çdo pretendim të shpallur nga lidershipi i PS-së dhe në mënyrë të veçantë nga Edi Rama. “PR-ja hedh poshtë me indinjatë çdo qëndrim absurd të liderit të PS-së dhe eksponentëve të saj lidhur me njollosjen e këtij procesi zgjedhor, i cili mohohet për interesa personale dhe për mbijetuar si kryetari i PS-së”, - deklaroi Deshati. Duke folur vetëm një ditë pas shpalljes së rezultateve të përballjes elektorale të 28 qershorit zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nënkryetari republikan analizon edhe performancën e partisë së tij. “Me gjithë luftën që u bë për të njollosur PR-në dhe liderin e saj, si para dhe gjatë fushatës elektorale, PR-ja arriti të dilte forca e dytë politike falë kandidatëve të saj për deputet si dhe falë strukturave të partisë”, - deklaroi ai. Duke përcjellë qëndrimin e Partisë Republikane, Deshati kërkoi gjithashtu ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Duke vlerësuar se ligji zgjedhor duhet të pësojë ndryshime, ai tha se PR-ja do të jetë pjesë e angazhimit politik për të ndryshuar Kodin Elektoral, me qëllim eliminimin e të gjithë atyre defekteve që dolën nga zgjedhjet e 28 qershorit. Dushati tha se ndryshimi i Kodit Zgjedhor do t’i jepte frymëmarrje Parlamentit dhe do të krijonte hapësira të drejta për forcat politike që quhen “parti të vogla”, por që kanë një rol të rëndësishëm në jetën politike të vendit. Deshati ka deklaruar se PR-ja u konfirmua si forca e dytë politike në koalicionin fitues të së djathtës dhe falë saj e djathta mori katër deputetë.