E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, anëtarët betohen sot para presidentit

Anëtarët e Komisionit të ri Qëndror Zgjedhor do të bëjnë sot betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi për të marrë dhe detyrën. Me votim të fshehtë, dje në parlament Arben Ristani u zgjodh kryetar i KQZ-së. 

TIRANE- Anëtarët e Komisionit të ri Qëndror Zgjedhor të cilët u zgjodhën mbrëmë në Kuvend do të bëjnë sot betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi për të marrë dhe detyrën. Me votim të fshehtë, deputetët e maxhorancës dhe opozitës, por jo LSI-ja,)  Arben Ristanin u zgjodh kryetar i KQZ-së me 98 vota pro, 9 kundër dhe 4 abstenime.
Anëtarët e tjerë të KQZ-së janë Vera Shtjefni e propozuar nga PD-ja, Hysen Osmanaj, po kandidat i PD-së, Dëshira Subashi dhe Artan Laze të propozuar nga socialistët, Klement Zguri i propozuar nga republikanët, si dhe Pandeli Varfi i propozuar nga PSD.
Në seancën e djeshme në Kuvend LSI braktisi seancën duke e konsideruar KQZ-në e re si një institucion partiak, i kontrolluar nga dy partitë e mëdha”.
Formatimi i KQZ-së së re i ka kaluar në fakt afatet me disa ditë, por PD-ja dhe PS-ja arritën të gjejnë në një kohë rekord, kësaj here, konsensusin për kandidaturat e tyre. Fillimisht, ato u konsultuan mes palëve dhe më pas kaluan në komision e ligjeve, ku edhe u dha “OK”-ji për të kaluar në seancën plenare. Ndërkohë, në seancën e djeshme parlamentare, PS-ja dhe PD-ja debatuan sërish për vonesat në procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti. Deputeti i PS-së, Blendi Klosi kërkoi edhe uljen e tarifës së kartave të identitetit ose dhënien falas për shtresat në nevojë. Por, ministri i Financave ka dhënë argumentet se kartat janë duke u shpërndarë pa TVSH, gjë që e ka ulur çmimin e tyre.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›