E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PS pas rrëzimit të buxhetit të Korçës nga LSI, Kodheli: Interesat e Metës mbajnë peng buxhetet


Partia Socialiste i ka konsideruar bashkim të votave me Sali Berishën, vendimin e sotëm të këshilltarëve të LSI-së, që rrëzuan pr/buxhetin e bashkisë së Korçës. Zëdhënësja e kryesisë në PS, Mimi Kodheli theksoi se pas Tiranës edhe Korça bëhet peng i interesave të oborrit të Ilir dhe Monikës. “Në Korçë Ilir Meta grisi kontratën e 18 shkurtit 2007 dhe riktheu vitin 2005 duke na treguar dhe njëherë se mes PS dhe PD ai ka zgjedhur Berishën, njësoj si në 2005. Mes nevojave të qytetarëve e mllefit politik, ai ka zgjedhur politikën e mllefit si në 2005. Mes të ardhmes e të shkuarës, ai ka zgjedhur interesat dritëshkurtëra që sollën Sali Berishën në pushtet në 2005”-theksoi Kodheli. 


Në emër të Partisë Socialiste, ajo u ka bërë thirrje socialistëve që me idealizëm e pasion e ndoqën mbrapa Ilirin në 2005, që të kuptojnë se sot është dita e bashkimit të ri për të ardhmen dhe e ndarjes me politikën e dasive të vjetra të së shkuarës.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›