Kryeministri Berisha: Rruga e Has – Qafë Prush një rrugë e fuqishme për tregun e mineraleve
Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në rrethin e Hasit, inauguroi përfundimin e rrugës Has – Qafë Prush me gjatësi 16.5 kilometra, e cila përbën një investim me vlerë 600 milionë lekë. Qindra e qindra banorë, që kishin dalë të prisnin kryeministrin Berisha i shprehën atij mirënjohjen për përfundimin e rrugës, të cilën e prisnin prej 60 vjetësh.
Në përshëndetjen e tij drejtuar banorëve të zonës, Kryeministri Berisha u shpreh:
“Kjo rrugë, është një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme, pasi është një rrugë e fuqishme tregu, e cila e lidh Hasin me trevën e vet; është një rrugë e cila lehtëson shumë transportin e mineraleve, me të cilat këto zona janë shumë të pasura. Kjo rrugë që po inaugurojmë sot, kërkon ende punë, por ajo do të bëhet e cilësisë më të lartë. Unë dua që të siguroj qytetarët e Hasit, se në mënyrë absolute, të gjitha rrugët e këtij rrethi do të asfaltohen. Dhe katër vitet që vijnë nuk do të ketë pëllëmbë rruge të paasfaltuar në këtë zonë”.
15/06/2009