Tahiri Vijon lajthitja e Kryeministrit flet per zana jo per krizen
Deputeti socialist Saimir Tahiri u beri thirrje shqiptareve qe ti bashkohen demonstrates se 21 janarit e cila duhet te shenoje momentin kur shqiptaret marrin ne dore shtetin e tyre. Kjo nuk eshte nje demonstrate per pushtetin e socialisteve - tha ai - por nje proteste kunder provokimeve te perditshme qe po u ben kryeministri i cili me lajthitjen e tij po e fut vendin ne nje qorrsokak.
Saimir Tahiri Sot shqiptaret kuptuan se lajthitja e Sali Berishes ne seancen e fundit te Kuvendit nuk ishte nje rast i vecuar por nje lajthitje krejt e zakonshme per kete Kryeminister qe gjithmone e me shume po e fut vendin ne qorrsokak duke kerkuar te terheqe pas vetes Shqiperine dhe shqiptaret mu ne llumin e gremines ku eshte zhytur vete.
Pas lajthitjes se Saliut qe te gjithe pame e degjuam diten e hene ne parlament sot ky njeri foli perseri per lajthi e per kumbulla per zana neper male te mbuluara me debore por perseri nuk tha asnje fjale per zgjidhjen e krizes te cilen shqiptaret e presin me padurim.
Partia Socialiste eshte e shqetesuar per provokimin e perditshem qe ky Kryeminister i zene peng nga korrupsioni dhe paaftesia po i ben cdo shqiptari te ndershem ne kete vend sic jemi te shqetesuar per katandisjen publike te ketij njeriu qe me cilesine e kryeministrit te votave te vjedhura po synon te katandise Shqiperine dhe shqiptaret si mos me keq.
Ndaj sot i bejme thirrje qytetareve qe ta kthejne daten 21 ne diten e demonstrates popullore per rikthimin e dinjitetit qe Kryeministri ne ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po neperkembin dita dites.
21 janari nuk eshte dita e demonstrates se socialisteve per pushtetin e tyre por dita e demonstrates se shqiptareve per shtetin te gjitheve.