Tahiri: Në demostratë për të mbtojtur dinjitetin
Partia Socialiste i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të marrin pjesë në demostratën e 21 janarit, demostratë popullore për të mbrojtur dinjitetin e tyre.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Sajmir Tahiri duke iu referuar mbledhjes së sotme të qeverisë theksoi se edhe sot kryeministri Berisha nuk tha asgjë për zgjidhjen e krizës në vend por përkundrazi po e fut vendin në qorrsokak dhe po i varfëron më tej shqiptarët.
“Është një krizë që kryeministri i zënë peng nga korrupsioni. Të mblidhemi në 21 janar në një demostratë popullore për kthimin e dinjitet që po nëpëkëmbet çdo ditë” theksoi Tahiri duke shtuar se demostrata është e domosdoshme për një shtet të së drejtës.