Kryeministri Berisha: Shqipëria, rritje ekonomike dyshifrore, në 6 mujorin e parë të këtij viti
Kryeministri Berisha tha, gjatë diskutimit të projektbuxhetit për vitin 2009 në Komitetin e Planifikimit Strategjik, se vendi njohu një rritje ekonomike dyshifrore, në 6 mujorin e parë të këtij viti.
“Rritja ekonomike, në 6 mujorin e parë të këtij viti, ishte dyshifrore. Natyrisht, rritja vjetore do të dalë përfundimtare në muajt e parë të vitit që vjen,” u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha theksoi se edhe buxheti 2009 ruan prioritet e qeverisë dhe garanton stabilitetin makroekonomik të vendit dhe rritjen ekonomike.
23/10/2008