V E N D I M PËR ORGANIZIMIN E KURSEVE NË SHISH DHE TRAJTIMIN E PJESËMARRËSVE
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN E KURSEVE NË SHISH DHE TRAJTIMIN E PJESËMARRËSVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 5, 6, 13, 22 e 30, të ligjit nr.9357, datë 17.3.2005, “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në Institutin e Shërbimit Informativ të Shtetit (Instituti i SHISH-it) të organizohen kurse për përgatitjen informative e formimin bazë profesional, si dhe kurse të kualifikimit dhe të specializimit të punonjësve të SHISH-it, në funksion të sigurisë kombëtare.
Lloji dhe kohëzgjatja e kurseve përcaktohen me urdhër të drejtorit të SHISH-it.
Kursantët e rinj, për inspektorë dhe ndihmësinspektorë, gjatë kohës, që ndjekin kursin, marrin pagën e nivelit bazë, për klasë pa shtesa mbi pagë, dhe:a) kur janë jashtë qendrës së tyre të banimit trajtohen në mensat dhe fjetoret e institutit dhe në filialet e trajnimit e të kualifikimit të këtij instituti, me ushqim pa pagesë, në kuotën 500 lekë/dita, dhe fjetje, pa pagesë, sipas normave të shpenzimeve, të miratuara nga drejtori i SHISH-it.
b) kur janë brenda qendrës së banimit u jepet një vakt ushqim, në masën deri 200 lekë për kursant.
Nëse në filialet e trajnimit dhe të kualifikimit të institutit nuk garantohet ushqim, kursantët dhe specializantët trajtohen me një dietë, në masën 900 lekë/dita, sipas pikës 7, të vendimit nr.228, datë 13.4.2001, të Këshillit të Ministrave, “Për dietat e nëpunësve, që dërgohen me shërbim jashtë vendbanimit të tyre”. Kursanti, i cili përfundon kursin bazë të formimit profesional dhe nuk paraqitet në detyrë pas emërimit, paguan të plota shpenzimet e bëra për trajnimin e tij. Punonjësit, të cilët janë në marrëdhënie pune në SHISH ose në institucione analoge informative shqiptare dhe vazhdojnë kursin e përgatitjes e të formimit bazë profesional informativ, përfitojnë pagën mujore të funksionit organik, që kanë pasur para fillimit të kursit, dhe gjatë kursit nuk marrin dietë, por trajtohen me fjetje pa pagesë dhe me ushqim, në kuotën e përcaktuar nga drejtori i SHISH-it, deri në masën 800 lekë/dita për kursant. Punonjësit nga institucionet jashtë SHISH-it, si të akademive ose universiteteve etj., të cilët do të angazhohen në procesin e mësimdhënies, të paguhen sipas kritereve të përcaktuara për punonjësit mësimorë efektivë të universiteteve dhe shkollave të tjera të larta, në vendimin nr.1231, datë 2.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe të nëpunësve në disa institucione buxhetore”. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor, i miratuar për Shërbimin Informativ të Shtetit, për institutin. Kuotat e ushqimit dhe të fjetjes, të përcaktuara në këtë vendim, ndryshojnë në përputhje me indeksin e çmimeve të artikujve e të mallrave, me miratimin e Ministrisë së Financave. Ngarkohet Shërbimi Informativ i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/10/2008