E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BASHKINË BERAT, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË VEPRIMTARIVE, QË DO TË ORGANIZOHEN NË KUADËR TË CEREMONISË SË VENDOSJES SË SIMBOLEVE TË UNESCO-S

V E N D I M 

PËR 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BASHKINË BERAT, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË VEPRIMTARIVE, QË DO TË ORGANIZOHEN NË KUADËR TË CEREMONISË SË VENDOSJES SË SIMBOLEVE TË UNESCO-S

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008,  « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.       Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e vitit 2008, t’i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për bashkinë Berat, për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive, që do të organizohen në kuadër të ceremonisë së vendosjes së simboleve të UNESCO-s, në këtë bashki.

2.       Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.       Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe bashkia e Beratit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

 

 

SALI  BERISHA


17/10/2008

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›