V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË NGRITJES SË KAPACITETEVE DHE MBËSHTETJES PËR ZBATIMIN E SISTEMIT TË PLANI
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË NGRITJES SË KAPACITETEVE DHE MBËSHTETJES PËR ZBATIMIN E SISTEMIT TË PLANIFIKIMIT TË INTEGRUAR NË SHQIPËRI (IPS)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të ndryshimit të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e programit të ngritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes për zbatimin e sistemit të planifikimit të integruar në Shqipëri (IPS), sipas dokumentit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/10/2008