E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Të bëhet rivlerësimi i vlerës së tokës, sipas vlerës së tregut

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave të bëjnë rivlerësimin e vlerës së tokës, duke u bazuar në vlerën e tregut dhe jo në formula apo përcaktime të kryetarëve të komunave. Kjo, u shpreh Kryeministri, do të shmangte abuzimet në vlerësimin e tokës.

“Zoti ministër i Drejtësisë dhe i Financave, theksoi Kryeministri - është bërë emergjente vendosja e praktikës së vlerësimit të tokës sipas tregut dhe jo sipas formulave absurde dhe kryetarëve të komunave. Në qoftë se toka kushton 10 euro, sipas formulës, ajo shkon 150 euro.”

Kryeministri Berisha kërkoi të punohet në mënyrë të përshpejtuar për të bërë të mundur dorëzimin sa më shpejt të propozimeve për ndryshimet në ligj. “Mundësisht javën që vjen, - tha Kryeministri - të sillni propozimet për të bërë ndërhyrjet e duhura në ligj.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›