E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Ministrave miraton hapjen e disa universiteteve private dhe degëve të reja në universitetet publike

Këshilli i Ministrave miratoi sot hapjen e disa universiteteve private dhe të degëve të reja në universitetet publike të vendit.

Kryeministri Berisha e vlerësoi hapjen e universiteteve private dhe degëve të reja si risinë e mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave dhe një hap të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit në vend.

“Sot shqyrtojmë disa vendime të rëndësishme për hapjen e universiteteve private dhe degëve të reja në universitetet publike të vendit. Hapja e universitete private dhe e degëve të reja në ato publike është risia e kësaj mbledhjeje,” u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›