E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret përfaqësuesen e Bankës Botërore në Shqipëri, znj. Camila Nuamah

Kryeministri Berisha priti sot përfaqësuesen e Bankës Botërore në Shqipëri, Znj. Camila Nuamah. Gjatë këtij takimi Kryeministri Berisha dhe Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Nuamah diskutuan mbi planin dhe programin e Bankës Botërore dhe rezultatet e zbatimit të tyre deri tani.

Znj. Nuamah i prezantoi Kryeministrit Berisha studimin e Bankës Botërore për programin që lidhet me TEC-in e Fierit, planin e turizmit dhe infrastrukturës. Studimi i Bankës Botërore lidhet me reformimin dhe modernizimin e inspektoriateve.
Kryeministri Berisha e falenderoi Përfaqësuesen e Bankës Botërore për asistencën e çmuar që BB i ka dhënë Shqipërisë në shumë aspekte. Me shumë rëndësi, Kryeministri veçoi modernizimin e inspektoriateve në Shqipëri, modernizimin e sistemit të prokurimit sidomos në sektorin e ankesave dhe  atë të konçensioneve.

Kryeministri Berisha kërkoi asistencën e Bankës Botërore në fushën e modernizimit të inspektoriateve , të sektorit të ankesave për prokurimet dhe konçensionet si dhe lehtësimin e sektorit të licencave nëpërmjet heqjes së tyre në më shumë se 50 % dhe transferimin e atyre që mbeten në  shërbimin “one-stop-shop”.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, Znj. Camila Nuamah premtoi se BB do të asistojë në këtë fushë me ndihmë shtesë në projekte dhe ekspertizë. Një mirëkuptim u arrit gjithashtu edhe për bashkëpunimin në fushën e krijimit të një force pune konkurruese në treg. 
  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›