E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha bën homazhe në nder të shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të letërsisë dhe kulturës shqipe, zotit Gjergj Zheji

Kryeministri Berisha zhvilloi sot në mesditë homazhe në nder të shkrimtarit, përkthyesit dhe studiuesit të letërsisë dhe kulturës shqipe, zotit Gjergj Zheji.

Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Bota e mendimit shqiptar humbi sot një prej kolosëve të tyre të vërtetë, Gjergj Zhejin. Ai i përkiste asaj elite shqiptare që me punën e tij pasuroi aq shumë letrat shqipe, bëri të flasin shqip kryevepra të letërsisë botërore, por Gjergj Zheji ishte njëri prej intelektualëve më të parë të Tiranës dhe Shqipërisë që iu bashkua me të gjithë potencialin e tij të madh mendor, shpirtëror, me lëvizjen studentore, lëvizjen demokratike të vendit. Sot ne ndahemi prej tij, por ai lë një emër të madh, një trashëgimi të shkëlqyer për familjen, për miqtë, për botën intelektuale dhe mbarë kombin shqiptare”.


11/06/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›