E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha dënon aktin kriminal të vrasjes së aktivistit të PD-së Artan Zeka dhe i shpreh ngushëllimet familjes

Kryeministri Sali Berisha i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së 32 vjeçarit Artan Zeka, babait të tre fëmijëve, që humbi sot tragjikisht jetën nga një dorë kriminale. Lutjet e Kryeministrit Berisha dhe të gjithë shqiptarëve shkojnë për shpirtin e të ndjerit dhe familjes së tij.

Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe militantëve të partive politike të distancohen nga aktet kriminale dhe të përkushtohen në një fushatë zgjedhore të denjë për njerëz të lirë.

Kryeministri Berisha u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ruajnë gjakftohtësinë dhe vetëpërmbajtjen dhe kërkon me forcë zbatimin e plotë të ligjit mbi autorin e këtij akti kriminal.

Kryeministri u bën thirrje të gjithë aktivistëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të mbajnë një minutë heshtje në tubimet e tyre për humbjen e demokratit, mikut Artan Zeka.   


12/06/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›