E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në ceremonine e hapjes së Lojrave Olimpike të Pekinit

Kryeministri Sali Berisha shtroi mbrëmë një darkë për nder të delegacionit të Partisë Komuniste Kineze të kryesuar nga zoti Wan Jiarui, Kryetar i Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Gjatë kësaj darke zoti Wan Jiarui e ftoi Kryeministrin Berisha të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike të Pekinit.

Kryeministri e falenderoi zotin Jiarui për ftesën, të cilën e pranoi me kënaqësi.

Gjatë bashkëbisedimit Kryeministri Berisha dhe zoti Jiaurai vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën politike, ekonomike dhe tregtare.

Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomike si dhe atë të investimeve.

Kryetari i Delegacionit të Partisë Komuniste kineze Wan Jiarui falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen.

Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë së Republikës Popullore të Kinës për nxitjen dhe inkurajimin e investimeve nga sipërmarrësit kinezë, si dhe forcimin e marrëdhënieve të mëtejshme mes dy vendeve

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›