E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon ambasadorin e OSBE- së në Tiranë, z. Pavel Vacek

Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, zotin Pavel Vacek.

Ky takim u zhvillua me rastin e largimit të zotit Vacek, pas përfundimit të mandatit të tij në krye të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Kryeministri Berisha shprehu falenderimet dhe vlerësimet e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer me zotin Vacek, si dhe për rolin që OSBE ka luajtur në konsolidimin e demokracisë në Shqipëri.

Nga ana e tij Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, zoti Vacek falenderoi Kryeministrin Berisha për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe mbështetjen e vazhdueshme që qeveria shqiptare i ka dhënë atij personalisht dhe misionit të OSBE-së.

Zoti Vacek i uroi suksese Kryeministrit Berisha në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›