E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrit Berisha i prezantohen dy projekte gjermane, për energjetikën dhe turizmin elitar në Shqipëri

Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij, pranë Këshillit të Ministrave, drejtorin e kompanisë gjermane "Stofanel Investment GmbH", z. Wolfgang Koellisch, i cili i ka prezantuar një projekt për prodhimin e energjisë fotovoltaike dhe një projekt tjetër që i përket fushës së turizmit në zonën e Porto Palermos. Z Koellisch ka shpjeguar se ky projekt, që synon zhvillimin e turizmit elitar në Shqipëri, kërkon një sipërfaqe prej 4.8 milionë metër katrorë.

Në fund të këtij takimi kryeministri Berisha e ka siguruar drejtorin e kësaj kompanie se pas përfundimit të masterplanit të zonës bregdetare, që po zhvillohet si pjesë e projektit të Bankës Botërore, do të merren në shqyrtim të gjithë projektet e prezantuara deri më tani, të cilat kanë të njëjtin synim, atë të zhvillimit të turizmit elitar në këto zona bregdetare.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›