E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha do të vizitojë Shkupin për të marrë pjesë në kremtimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja zonja Liri Berisha, do të vizitojë të dielën Shkupin, me ftesë të Këshillit Organizativ të shqiptarëve në Maqedoni, për të marrë pjesë në kremtimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në këto festime do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Në Shkup, Kryeministri do të vendosë një kurorë me lule tek monumenti i Hasan Prishtinës, në nderim të rolit e kontributit të madh të kësaj figure madhore të historisë kombëtare.

Kryeministri Berisha, bashke me Kryeministrin Thaçi, Kryetarin e BDI Ali Ahmeti dhe Kryetarin e PDSH Menduh Thaçi do të ndjekin ceremoninë festive që do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Boris Trajkovski”.

Në mbyllje të ceremonisë festive, Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në darkën e shtruar për pjesëmarrësit.


24/11/2012

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›