Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi
Me ftesë të Kryeministrit të Turqisë, Zotit Recep Tayyp Erdogan Kryeministri Berisha do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në data 5-6 shtator 2006.
Gjatë vizitës kryeministri Berisha do të pritet nga personalitet më të larta shtetërore të Turqisë. Kryeminstri do të zhvillojë gjithashtu një seri takimesh me komunitetin e biznesit turk.