Kryeministri Berisha takon Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Deputetin në Parlamentin Austriak, zotin Wolfgang Grossruck
Sot paradite, Kryeministri Berisha mirëpriti në një takim Zëvendëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Deputetin në Parlamentin Austriak zotin Wolfgang Grossruck. Pas takimit, Kryemiknistri Berisha dhe zoti Grossruck komentuan për mediat e pranishme:
Kryeministri Berisha: Zëvendëspresidenti i Asamblese Parlamentarete te OSBE-së, zoti Grossruck ështe nje mik i shquar i Shqiperise dhe i kombit shqipetar. Diskutuam me zotin Grossruck gjeresisht mbi reformat e ndërmarra nga qeveria dhe bashkëpunimi midis dy vendeve. Kam kënaqësinë të informoj qytetarët shqiptarë per lajmin që miku im më solli se vendi i tij Austria që luajti një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në firmosjen e Marrëveshjes se Stabilizim Asociimit me Shqiperine do jetë dhe vendi i parë anëtar që do ta ratifikoje së afërmi marrëveshjen, kjo eshte nje mbaresi. I shpreha falenderimi dhe mirenjohjen time.
E njoha mikun tim me të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria në luftën kundër krimit të organizuar, kundër koorupsionit, kundër "state capture". Gjithashtu e njoha me përpjekjet e mëdha për ndryshimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit dhe forcimin e institucioneve demokratike ne vend.
Wolfgang Grossruck: Është një kënaqësi e madhe për mua që të vi në Shqipëri më shumë se 20 herë. Nuk jam vetëm një mik personal i zotit Berisha, por edhe një mik i madh i Shqipërisë, si shumica e austriakëve dhe veçanërisht e qeverisë austriake dhe Kancelarit Shusel. Jam shumë i impresionuar me ndryshimit në Shqipëri sidomos në periudhën e drejtimit të kësaj qeverie.
Ne konfirmojmë në mënyrë të dukshme një ndryshim mjaft të madh në Shqipëri. Zoti kryeministër më informoi për të gjitha refomat veçanërisht ato në drejtimin financiar dhe sidomos për uljen e taksave, që është mënyra më e mirë, sepse të njëjtën gjë kemi bërë edhe ne në Austri.
Jam shumë i kënaqur me përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe arritjet në fushat e tjera. Sic e tha kryeministri, unë si zëvendëspresident i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do ti forcoj përpjekjet e mia për Ballkanin dhe veçanërisht për Shqipërinë si një mik i saj.
Pra jemi në rrugë të mbarë, por kemi shumë për të bërë.