Kryeministri Berisha do të zhvillojë seancë bashkëbisedimi në Parlamentin Evropian
Me ftesë të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë në datën 22 qershor një seancë shkëmbimi pikëpamjesh me anëtarët e këtij Komisioni, në lidhje me Marrëveshjen e saponënshkruar të Stabilizim-Asociimit.
Seanca e bashkëbisedimit është procedurë zyrtare që ndiqet nga Komisioni i Politikës së Jashtme të PE-së, në kuadër të përgatitjes së raportit që ky Komision i paraqet Parlamentit Evropian për dhënien e pëlqimit zyrtar për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Gjatë vizitës në Bruksel, Kryeministri Berisha do të mbajë gjithashtu një fjalim në Senatin belg, me ftesë të Presidentes së këtij Senati, Znj. Anne-Marie Lizin.