Kryeministri Berisha takohet me investitorë belg

Sot paradite, Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me një grup investitorësh belg te fushave të ndryshme.
Kryeministri Berisha i njohu sipërmarrësit belg me zhvillimet e deritanishme të ekonomise shqiptare, me mundësitë për investime, si dhe me përparësitë që ofron Shqipëria si vend tërheqës për kapitalet e huaja.
Kryeministri Berisha nënvizoi se qeveria shqiptare është e angazhuar në një program të gjerë reformash, të cilat synojnë ta shndërrojnë Shqipërinë në vendin më tërheqës në rajon për investime. Në këtë kuadër, kryeministri i njohu investitorët me masat e ndërrmarra nga qeveria ne ndihme te biznesit, si lehtësimin e barrës fiskale dhe reduktimin e kostove të biznesit në vend.
Kryeministri Berisha garantoi mbeshtetjen e plote te institucioneve shqiptare per realizimin e investimeve belge në Shqipëri.
Nga ana e tyre investitorët belg e falenderuan kryeministrin për mbështetjen dhe shprehën interesin për të investuar në sektorë si transporti, industria e ndërtimit, manifakturim prodhimesh te ndryshme, etj.