Shqiptarët nuk kanë kompleks të dialogojnë me Beogradin dhe të gjitha qendrat e rajonit
Duke u përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse duhet të dialogojë Prishtina me Beogradin, kryeministri Berisha komentoi:
Kryeministri Berisha: Shqiptarët nuk kanë asnjë kompleks dhe unë përshëndes forcën që ka dëshmuar grupi negociator i shqiptarëve për dialog. Natyrisht çështja e pavarësisë vendoset nga e drejta dhe vullneti i qytetarëve të Kosovës për vetvendosje dhe mirëkuptimi që ata kanë me grupin e kontaktit dhe mbarë botën.
Tirana dhe Prishtina do të angazhohen me seriozitetin më të madh në një dialog me Beogradin dhe të gjitha qendrat e rajonit, në mënyrë që të ecim drejt të ardhmes së përbashkët europiane.