E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga bashkpunëtores së vrasësit serial

LIBRAZHD- Arrestohet sot nga policia e Elbasanit bashëkpunëtorja e vrasësit serial Haki Miska. 51 vjecarja Lefterie Alla u vendos sot në pranga nga policia pas informacioneve të kësaj të fundit se Alla kishte mbajtur të fshehur për rreth 10 ditë në banesën e saj në Prevall të Lunikut në Librazhd, 50 vjecarin Haki Miska, i cili që nga 4 shkurti i këtij viti kërkohej nga policia për vrasjen e nënës së tij dhe plagosjes së të bijës, si dhe dyshimet e lindura për vrasje të mëparshme në seri.

Burime nga policia e Elbasanit informojnë se Lefteri Alla 51 vjece ka mbajtur me ushqime dhe veshje vrasësi serial në një kohë kur ai kërkohej nga policia për vrasje. Policia po ashtu bën të ditur se Lefteri Alla, ka qenë bashkëpunëtore edhe në krimet e mëparshme të kryera nga Haki Miska. Vetëm një ditë më parë, u gjetën pas rrëfimit të 50 vjecarit eshtrat e të shoqes së tij, Mimoza Miska e vrarë nga ai në vitin 1994.

Lefteri Alla, mësohet se ka bashkëpunuar me Haki Miskën në vrasjen e gruas së tij në vitin 1994, si dhe në vrasjet e njerkut Gani Fejzulla Bruku në korrik 1995 dhe mësuesit të fshatit Qamil Din Luka, në gusht të vitit 1995, dhe ajo e fundit në shkurt 2010 të 70 vjecares Dije Miska. I njohur si monstra i Librazhdit, Haki Miska po mbahet në ambientet e paraburgimit në Elbasan në pritje të dënimit maksimal për vrasjen e 4 personave, fshehjen dhe deklarimit si të humbur të tre prej tyre dhe tentativës për vrasjen e së bijës Besiana Miska.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›