Lezhë arrestohet 33 vjecari, grabiste ikonat e varreve
LEZHë- Arrestohet në flagrancë duke vjedhur ikona në varrezat e fshatit Rrilë të Shënkollit në Lezhë, një 33 vjecar, i vënë në vëzhgim prej kohësh nga policia e Lezhës, pasi dyshohej për vjedhjen e ikonave dhe materialeve zbukuruese të varrezave në këtë qark.
Pasi është mbajtur nën mbikëqyrje nga policia e Lezhës për një periudhë kohe 33 vjecari, Clirim Gjoni është kapur në flagrancë duke dhunuar disa varre dhe duke vjedhur nga to ikona dhe materiale zbukuruese. Gjoni u arrestua mëngjesin e sotëm ndërsa vlera e materialeve të vjedhura nga ana e tij kapin një shifër të konsiderueshme.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se ky person njihet edhe për precendetë penalë të mëparshëm si plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, për të cilat ka kryer dënimin përkatës. Prej kohësh, 33 vjecari kishte nisur të vidhte në varreza ikonat duke i shitur ato më pas.
(m.a/News24/BalkanWeb)