Kryeministri Berisha drejton mbledhjen e parë të Qeverisë për vitin 2012-ë. “Do kemi një President dinjitoz, dëshirat sublementare janë të destinuara të dështojnë”

Berisha: Ky, viti i 100 vjetorit të Pavarësisë, të nxjerrim në pah të vërtetat kombëtare UPDATE- Shefi i ekzekutivit Sali Berisha kryesoi sot mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, për vitin 2012-ë. Në fjalën e tij para anëtarëve të kabinetit, Berisha u ndal në cështje specifike të “trashëguara” nga viti 2011-të si zgjedhja e Presidentit, miratimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, plotësimi i kuadrit ligjor të Kodit Zgjedhor si dhe organizimi i ceremonive festive për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryeministri tha se zgjedhja e kreut të shtetit do të bëhet në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo përpjekje për të kushtëzuar Shqipërisë dëshira sublementare do të dështojnë. “Ky është viti i zgjidhjes së presidentit që do të zhvillohet kryekëput në përputhje me Kushtetutën por çdo përpjekje për t’i kuroëzuar Shqipërisë dëshira sublementare në raport me kushtetutën do pësojnë dështime që kanë pësuar më herët. Urojmë që të bëjmë përpjekje të mëdha për t’i dhënë vendit një president në lartësinë e detyrave dhe me integritet”- u shpreh Berisha. Kryeministri i bëri thirrje opozitës t’i përmbahet marrëveshjes së arritur mes dy palëve për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5 dhe ndryshimet për reformën zgjedhore. “Ta shndërrojmë këtë vit në një vit suksesi. Garantoj opozitën se ne jemi të vendosur që t`i qëndrojmë marrëveshjeve të arritura pikë për pikë sikundër asgjë s`mund të marrë peng ecurinë e këtij vendi. Politika e pengut zgjati por dështoi. Një vend i lirë me besim tek liria, demokracia dhe kushtetuta e vendit nuk mund të merret peng. Ne i qëndrojmë dhe jemi të vendosur për një bashkëpunimi të hapur sikundër jemi të vendosur për të zbatuar kushtetutën”- tha Berisha. Një tjetë moment i rëndësishëm për kryeministrn Berisha është dhe 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa e ka cilësuar viti 2012 si vitin jubilar të kombit tonë, shefi iqeverisë theksoi se ky vit duhet të shndërrohet në vitin e vizionit dhe të një fillimi të ri. “Ne e nisim këtë vit jubilar të 100-vjetori të Pavarësisë së Shqipërisë më të qartë, më të vendosur, më optimist, më të sigurtë ndonjëehrë në histori. Unë dëshiroj t`i siguroj qytetarët që do bëjmë gjithçka për ta kthyer këtë vit në vitin e merituar të Shqipërisë. Për të nxjerr në pah të vërtetat e mëdha kombëtare të më shumë se 100 vitet e fundit dhe një përpjekje të madhe për një vështrim më të qytetëruar të gjitha zhvillimeve të këtij vendi. Në një përpjekje të madhe për ta shndëruar këtë vit në një stacion të ri të madh për vizionin e 100-vjetëve të ardhshëm të Shqipërisë”- deklaroi më tej kryeministri.
...